E Fundit/ 20-vjeçari aksidenton këmbësoren

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku drejtuesi 20-vjeçar ka aksidentuar një këmbësore.

Një mjet me drejtues shtetasin I. S., 20 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore ende të paidentifikuar rreth orës 20:15.  e 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa këmbësorja është nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.