Çel dyert muzeu i parë digjital i NFT-ve

Një muze kushtuar NFT-ve – krijimet dixhitale që kanë pushtuar botën e artit – ka hapur dyert e tij në Shtetet e Bashkuara.

Muzeu NFT i Seattle përmban vepra arti origjinale së bashku me shpjegimet e teknologjisë pas tyre dhe synon të ndihmojë vizitorët të lundrojnë në botën e re të Non-Fungable Tokens. NFT-të janë njësi unike digjitale të cilat provojnë ose certifikojnë pronësinë e aseteve digjitale.

“Qëllimi i një hapësire fizike është ta bëjë më të lehtë aksesin për këdo”, tha bashkëthemeluesi i muzeut Peter Hamilton.

“Ju mund të hyni këtu, dhe në varësi të asaj se sa dini ose nuk dini për artin dixhital, për NFT-të, nuk ka shumë rëndësi, sepse ju mund ta shihni artin në një ekran me format të madh, ose njihuni me një ekspozitë muzeale.”

Deri para ardhjes së NFT-ve, arti digjital nuk kishte vlerë në të njëjtin nivel si një kryevepër e Monet apo Picasso-s. Arsyeja e vetme për këtë është fakti se arti digjital mund të kopjohet fare thjesht me një klikim të vetëm. Me ardhjen e NFT-së, veprat do të jenë praktikisht të kyçura, pasi programe të caktuara kanë mundësi t’i skanojnë ato dhe të dallojnë edhe midis dy fletësh të bardha!

NFT është “origjinali”, në të njëjtën mënyrë siç ka printime të panumërta të “Mona Lisa” të Leonardo da Vinçit, por vetëm muzeu i Luvrit e ka origjinalin.

“Është një lloj fenomeni global, kështu që ne po e shikojmë të marrë jetë,” tha një vizitore e muzeut

Ankandet e fundit kanë parë shuma marramendëse të paguara për NFT-të, duke përfshirë 69.3 milionë dollarë për një vepër dixhitale të artistit Beeple.