Buxhetimi me pjesëmarrje/Të rinjtë e “Klubit të Aktivizmit”kërkojnë  investime për fëmijët dhe të rinjtë në Elbasan

Elbasani është një nga ato qytete ku hapësirat për fëmijë dhe të rinj janë të pakta. Edhe në ato lagje që nuk mungojnë këto hapësira , infrastruktura lë për të dëshiruar.

Ndërsa Bashkia Elbasan ka nisur prej disa ditesh takimet në kuadër të buxhetimit me pjesmarrje , të rinjtë  e “Klubit të aktivizmit” i kanë vlerësuar këto takime si një mundësi për të shprehur kërkesat e tyre pushtetit lokal.Të rinjtë kanë kërkuar investime në zona të ndryshme të qytetit. Kërkesat e tyre adresuar pushtetit lokal janë fokusuar në projekte dhe investime për të argëtuar dhe përmirësuar mjediset për fëmijë dhe të rinjtë.Në takimin e xhvilluar në Rajonin nr.5 , i cili përkon me lagjien 5 Maji, një ndër lagjet më më shumë probleme sociale në Elbasan , zëri rinor kërkoi që kanali që përshkon “Parkun Rinia” të kthehet në një kënd argëtues për ta, duke larguar në këtë mënyrë nga aty përdoruesit e drogës dhe faktin që është kthyer në një banjo publike .Gjithashtu të rinjtë kërkuan rikonstruksionin e godinës së dy shkollave në këtë rajon atë “Mahir Domi” dhe “Qemal Haxhihasani”.

Helen Velko:Lagja 5 Maji eshte nje lagje e madhe me nje komunitet te perzier dhe me shume nevoja per investime.Ne duam të ndalemi tek investimet që kërkohen për fëmijët dhe të rinjtë. Ne të gjithë territorin e  lagjes nuk ka hapësira që mund të shfrytëzohen për fusha sportive dhe I vetmi vend që ne mund të përdorim është parku rinia. Parku rinia ka një fushë basketbolli por që sigurisht është e pamjaftueshme për të gjithë komunitetin dhe duhen patjetër dhe alternative të tjera.Ne si të rinj kërkojmë që të vendoset me prioritet kthimi I kanionit apo kanalit në park në një vend me mundësi lojërash si kacavjerrje, skejtbord apo edhe lojëra të tjera për të rinjtë dhe fëmijët duke larguar në këtë mënyrë nga aty përdoruesit e drogës dhe faktin që është kthyer në një banjo publike dhe duke e përdorur hapësirën në dobi të të rinjve.Do ishte shumë mirë që ato pikat apo dyqanet të ktheheshin në një vend ku të shfaqeshin filma apo të punohej për arte të ndryshme psh skulpturë dhe mund ti jepeshin në përdorim qendrës kulturore të fëmijëve apo qendrës rinore meqë ajo nuk ka ambjente të mjaftueshme.Pra ne kërkojmë investime nga bashkia në këtë hapësirë në mënyrë që ne të kemi vende për të kaluar kohën e lire-përfundon Velgu.

Sakaq në takimin e zhvilluar në Rajonin nr.4 të rinjtë kërkuan të përfshihet në investimet e  bashkisë Elbasan krijimi i hapësirave argëtuese për ta dhe të vegjlit, në lagjiet Partizani, Vullnetari dhe Haxhias. Gjithashtu të rinjtë e Klubit të Aktivizmit ,sugjeruan shfrytëzimin e ambjenteve të shkollës “Bardhyl Popa” ,por të ketë persona përgjegjës për zhvillimin e aktiviteteve për  fëmijët dhe të rinjtë që vijnë nga pjesa e sipërme e qytetitit. Në fund kërkuan shtimin e kurseve dhe fondit me libra në Qendrën Kulturore të Fëmijëve.

Aksel Meta: Në lagjen Vullnetari dhe Partizani i vetmi shesh qe mund te kthehet ne nje hapsirë argëtuese për të rinjtë është ky shesh që po ju tregoj në foto.Është një lulishte me disa stola por që nuk është se përdoret mjaftueshëm dhe ndoshta stolat duhet të rrethojnë sheshin por jo të jenë në të gjithë hapësirën pasi shumë mirë mund të ishte një kënd lojërash për fëmijë.Në të gjitha këto lagje nuk ka hapesira të tjera që të shfrytëzohen për aktivitete sportive gjatë kohës së lirë. Ne sit e  rinj edhe nga takimet me nxënësit kërkojmë që të vihen në dispozicion edhe ambientet e shkollës “Bardhyl Popa” pasdite dhe te ketë persona përgjegjës për zhvillimin e aktiviteteve për  fëmijët dhe të rinjtë që vijnë nga pjesa e sipërme e qytetitit.Gjithashtu kërkojmë shtimin e kurseve në qendrën kulturore të fëmijëve me lëndë të tilla si Matematika ku te jene te pakten dy mesues pasi nxënësit e pyetur deklarojnë që familjet e tyre nuk I përballojnë dot kurset me pagesë.

Ndonëse vetëm pak kilometra nga Elbasani në fshatin Kuqan të rinjtë konstaojnë mjaft probleme, për të cilën kërkojnë vëmendje. Në kërkesat e tyre ata kërkojnë rikonstruksionin imediat të dy shkollave, atë nëntëvjecare dhe të mesme, ndërtimin e terreneve sportive dhe rimbursim të kostos së transportit për të gjithë ata fëmijë dhe të rinj, të cilët kanë nevojë të zhvillojnë talentin e tyre në kurset që ofron Qendra Kulturore e Fëmijëve./elbasanion