Bllokimi i bulevardit në Elbasan për fundvit. Ja sesi e sheh shefi i qarkullimit rrugor

 

Periudha festive e fundvitit është një moment kur trafiku bëhet edhe më i ngarkuar. Me qëllim lehtësimin e trafikut, por dhe orjentimin e qytetarëve, Policia Rrugore e Elbasanit bën me dije se ka marrë një sërë masash, duke e përqëndruar kryesisht vëmendjen në dy akset rrugore “Elbasan-Rrogozhinë” dhe “Elbasan-Qafë Thanë” njëkohësisht do të ketë edhe shërbime të shtuara për të menaxhuar qendrat urbane kryesisht qendrën e Elbasanit, si edhe qytetet Cërrik, Peqin, Gramsh, Librazhd. Gjatë një dalje për median shefi i rrugores Valentin Florini kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe i ftoi të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Fundviti është shoqëruat me ndryshim të sinjalistikës rrugore në Elbasan.Bllokimi i bulevardit qendror nga bar-kafetë ka bërë që rruga 28 nëntori pranë policisë të funksionojë me dy sense lëvizjeje. Ky ndryshim është shoqëruar me konfuzion nga ana e qytetarëve, por shefi I qarkullimit rrugor thotë se ka ndikuar pozitivisht në lehtësimin e qarkullimit.

I pytur për vendimin e bashkisë për të bllokuar bulevardin gjatë gjithë muajit dhjetor shton se aktivitet programohen nga bashkia dhe se është po ajo që mendon për qytetarët e saj.

Në ndihmë të efektivëve të rrugores për të evidentuar shkelësit e qarkullimit rrugor, policia e Elbasanit ka marrë edhe makinën inteligjente.