TIRANË- Një incident është rregjistruar pak minuta më parë në ambientet e godinës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë, të cilat janë përfshirë nga flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e kësaj ngjarje. Autoritetet po hetojnë më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e incidentit












