Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Viktima është identifikuar me inicialet A. G., rreth 42 vjeç.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, trupi i pajetë i 42-vjeçarit është konstatuar rreth orës 07:05 në rrugën e Dibrës. Nga këqyrja paraprake dhe veprimet e para hetimore në vendngjarje, ekziston dyshimi i fortë se punonjësi i Gardës është vetëvrarë me armën e tij të shërbimit.
Aktualisht, nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.













