Arrestohet me heroinë 26-vjeçari nga Elbasani

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Shtetasit H.H., 26-vjeçar, banues në Elbasan, i është sekuestruar një sasi heroine gjatë kontrollit fizik. 

Gjithashtu, shtetasi me iniciale A.H., banues në Çepë të Belshit, është vendosur në pranga pasi po drejtonte mjetin ne gjendje të dehur.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftim Elbasan

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: H.H., 26 vjeç, banues në Elbasan,  pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.H., 54 vjeç, banues në fshatin Çepë, Belsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.