Një vit nga ndarja nga jeta e legjendës së portës shqiptare Bujar Gogunja.Ja si e kujton miku i tij Pirro Minella Millona dhe amanetin e fundit që mori prej tij

U bë një vit qëkur legjenda e portës shqiptare, Bujar Gogunja mbylli sytë përgjithomë.
Ish-portieri i Labinotit (Elbasan) u nga jeta në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.
Ikja para kohen nga kjo jetë la trishtim te familjarët miqtë dhe tek të gjithë ata që e njohën dhe duartrokitën pasionin dhe profesionalizmin që Bujari kishte për sportin.
Gogunja për 11 vite mbrojti portën e Labinotit dhe gjithë jetën ia kushtoi futbollit si trajner pasi u tërhoq nga aktiviteti. Ai është shqiptari i parë që ka shkruar emrin në majat më të larta të portierëve botërorë që nuk kanë pësuar gol për shumë minuta.
Për 1037 ose thënë ndryshe në 11 takime radhazi në sezonin 1983-84 Gogunja nuk pësoi gol, duke qenë në listën e IFFHS-së i pozicionuar si portieri i 38-të që mban portën e paprekur.
Një vit nga largimi nga kjo jetë e Bujar Gogunjës miqtë e kujtojnë me dashuri dhe nostalgji.
Miku i tij Pirro Minella Millona na e sjell në vëmendje portierin legjendar nëpërmjet një shkrimi nostalgjik pas një takimi që ata zhvilluan dikur në ambjentet e lokalit pranë pallatit të sportit “Tomorr Sinani” ku Bujari kishte vendosur të kalonte ditët e tij të fundit. Në përfundim të takimit ai i kërkonte mikut të tij që kur të vinte herën tjetër në Elbasan stacioni i parë duhet të ishte në lokalin e tij.

Postimi i plotë i Pirro Minella Millona

SOT NJË VJETORI I PËRJETËSISË TË LEGJENDËS TË PORTËS TË “LABINOTIT” BUJAR GOGUNJA…!!!
…. ” Me legjendën e portës të ” Labinotit, takim mes miqve dhe shokësh të hershëm… ”
….Sot në Elbasan, një kafe dhe e shoqëruar me një teke raki me legjendarin Bujar Gogunja, portieri që ruajti te pastër portën e “Labinotit ” për 1037 minta pa pësuar “gol”. Një rekord absolut, që do ta kishin zili edhe portierët më me “mirë ne botë”.
Pasi u përqafuam të dy, me mall se kishim një kohë të gjatë pa u takuar, tek lokali i tij aty afër stacionit të taksive Elbasan filloi një bisedë e këndshme.
-Bujar ne njihemi nga viti 1976, kur bënit stërvitje tek fusha e sportit, unë isha një apasionant i yti, se më tërhiqte “kërraba” në rolin e portierit, e kisha pasion qysh në fëmijërinë time, në fushat e Lagjes ” 18 Shtatori ” Gjirokastër.
Biles edhe kemi luajtur mes lagjeve të dy portierë të lagjeve respektive.
-Po, Pirro, e mbaj mënd si rrije prapa portës time në një nga shtyllat dhe më ndiqje tërr “ankth”, lojën time. Gëzoheshe për çdo “plonzhion” kur rrokja topin.
Biles shumë herë edhe bënim “garë” në gjuajtjet e penalltive. Kishe aftësi ne kuptimin e krahut dhe shpesh e kapje goditjen e pennlltisë.
-Bujar nuk harroj dot “rekordin” mistik tëndi atë të paprekshmërisë të portës për plot 1037 minuta. Ose për të qenë i saktë si financier nga data 11 dhjetor 1983 deri më 13 maj 1984, kur portën ta tronditi Genc Tomorri i “Partizanit” ate gol aksidental, ku topi takoi kërcirin e tij dhe përfundoi në rrjetë. Plot 1037 minuta, ose 17 orë e 47 minuta lojë! Rekord i rrallë në futboll.
Viti 1984 “Labinoti ” u shpall kampion, por këtë triumf e prishi ajo ditë e 13 majit 1984.
I qetë, i sigurtë, i saktë, i matur, “Labinoti” ia arriti të konfirmohej kampion i merituar pikërisht në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, madje përmes një fitoreje të paharruar. …
Por ti i pagabueshmi Gogunja “çuditërisht” e shikove topin në rrjetën tënde. Sa u trondite Bujar.
Nuk e harroj se si pe edhe një herë atë kënd të portës ku pushoi topi, mbështete krahun në shtyllë dhe duke tretur vështrimin larg, në horizontin e sulmit të tij, ke rënë për pak çaste në melankoli.
-Shumë e saktë, Pirro, pikërisht ashtu ka ndodhur. U trondita, më erdhi shumë keq, që ajo endërr përfundoi aty.
Bujar, ti je shqiptari i parë në listën e gjatë të portierëve me kohë të gjatë pa prekje “rrjetje”, edhe në listën në arenën ndërkombëtare, je ne vendin e 38 nga lista e gjate prej 438 “gardianëve” të portës, në futboll.
Pirro ka edhe emra ëe tjerë emër i spikatur i portës shqiptare në këtë listë është edhe ai i Kujtim Shtamës (i renditur i 77-ti), portieri i “Teutës”, i cili në sezonin 1993-1994 ka ruajtur paprekshmërinë e katërkëndëshit të tij për plot 927 minuta. Shqiptari i tretë për nga koha më e madhe pa pësuar gol është Raqi Psiku (Partizani, 905 minuta, i 79-ti). Ndër emrat e njohur të portës shqiptare janë tre ish-portierë të kombëtares shqiptare: Dodë Tahiri (Vllaznia, 898 minuta, i 90-ti), Qemal Vogli (Dinamo, 840 minuta, i 114-ti) dhe Foto Strakosha (Dinamo, 695 minuta, i 332-ti). Por në këtë listë figurojnë edhe Anesti Arapi (Flamurtari, 827 minuta, 121-ti) dhe Xhevahir Kapllani (Teuta, 824 minuta, 127-ti).
Biseda po vazhdonte ëmbël ishim të dy të zhytyr në ato kujtime te viteve aq vitale.
Kur Bujari duke më vështruar mua vazhdoi:
Rekordin absolut në të gjithë botën e mban braziliani Matos Filho, i cili e mbajti të bardhë portën e “Vasko de Gamës” për 1816 minuta. I dyti është egjiptiani Tabet El-Batal i “Nacionalit” të Kajros me 1442 minuta. Treshen e plotëson belgu Deni Verlinden i “Bryzhit” me 1390 minuta pa gol.
Por në renditjen e 10 më të mirëve është edhe Van der Sar i “Mançester Junajtid” me 1311 minuta, i 6-ti.
…Koha fluturoi dhe më duhej të ngrihesha se dreka ishte shtruar dhe më priste Bujari me Elsen, për ti uruar për pashkët….
Më sugjeroi vetë foton në këtë vënd te bukur me pamjet e fotografive ndër vite si futbollist, si “macja e zezë” e portës të “Labinotit”…
U puthëm me Bujarin dhe në ikje shtoi:
-Ty, Pirro të ndjek në skicat e tua, por kur të vish herë tjetër stacioni i parë duhet të jetë ketu, për te kujtuar edhe episode të tjera, që ti i hedh aq bukur në skicat e tua….
( RIPOSTIM )
Piro Millona Minella
Tiranë, më 08 Dhjetor 2023.