SPANJA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, pasi një vajzë 2-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e temperatuarve të larta brenda makinës ku po qëndronte prej disa orësh. Mediat shkruajnë se fëmija pësoi një atak kardiak, pasi u la në automjet për orë të tëra. Sipas raportimeve, babai i fëmijës harroi ta çonte atë në çerdhe, pasi u shpërqendrua nga një telefonatë gjatë udhëtimit për në punë. Pas kësaj ai u nis për në punë, ndërsa vogëlushja qëndroi brenda automjetit për disa orë.
Gjithçka u zbulua kur nëna shkoi të merrte fëmijën nga çerdhja, por u informua se fëmija nuk ndodhej aty. Policia ka nisur një hetim mbi rrethanat e sakta të incidentit tragjik, ndërsa autoritetet lokale thanë se familja po merr mbështetje psikologjike.
Aksidenti ndodhi ndërsa Spanja po përballet me një valë temperaturash, veçanërisht të larta për muajin maj. Meteorologët flasin për temperatura ekstreme që ngjajnë më shumë me mesin e verës, ndërsa vënë në dukje se vitet e fundit periudhat e nxehtësisë intensive janë shfaqur gjithnjë e më herët.













