Sherr për një vend parkimi, goditet me thikë 55-vjeçari (EMRAT)

Një konflikt në zonën e njohur si ‘Nisharaku’ në Tiranë mëngjesin e sotëm, ka degraduar në përdorimin e thikës dhe plagosjen e një 55-vjeçari.

Armando Millonaj ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa në kërkim 48-vjeçari Enton Nushaj, i dyshuar si autori i ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur për një vend parkimi.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.