Nga Entela Duka
Një 25-vjeçar nga Elbasani është shpallur në kërkim nga policia, pas denoncimit të kryer nga një administrator i një kompanie makinash me qera në Tiranë. Sipas denoncuesit i riu është paraqitur për të marrë një makinë me qera më datë 22 nëntor dhe nuk ia ka kthyer më. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasin R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 22.11.2023, i ka marrë me qira automjetin shtetasit E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe nuk ia ka kthyer më.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
