Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, e të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e këngëtares shqiptare Elsa Lila. Mediat fqinje kanë publikuar disa përgjime ku shfaqet këngëtarja Elsa Lila që u arrestua për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Bëhet e ditur se këngëtarja është personi që kujdesej për menaxhimin e parave që përfitonte grupi nga aktiviteti kriminal.
Bazuar në përgjimet e autoriteteve italiane, shfaqet biseda e Lilës me një anëtar tjetër të grupit që e strehon në banesën e saj, pasi atje është i sigurt dhe nuk preket nga policia.
“Unë nuk kam frikë nga shteti, kam frikë nga hajdutët… mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrollojë, unë tek shteti shkoj çdo ditë.”“Këtu është si në Shqipëri, të duhet një i njohur, kushdo që të jetë në qeveri të duhet të gjesh një mënyrë sepse edhe këtu njerëzit shiten”.
Këngëtarja shqiptare Elsa Lila u arrestua një ditë më parë në Itali, si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës. Në pranga u vunë edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve dhe boksieri Petrit Bardhi, ndërsa katër janë shpallur në kërkim.
