Vrasja e Bashaliut në Gjocaj mund të jetë kryer për hakmarrje/ Autorët djegin automjetin e viktimës

Autorët e vrasjes së 35-vjeçarit në Gjocaj i kanë vendosur flakën automjetit të tij. Automjeti i viktimës ndodhej pak metra vendngjarjes, ku mbeti i vdekur Albi Bashaliu.

Besohet se atentati ka lidhje me një vrasje që u krye para disa muajve.

Leonard Bashaliu, vëllai i Albit, në Qershor 2021 ka vrarë  Albert Xhahysës ndërsa tani është në burg.

Policia tha në informacionin paraprak shpërndarë për mediat se “në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë”.

Ndërkaq autorët e vrasjes nuk janë mjaftuar vetëm me vrasjen e të riut por i kanë djegur edhe makinën viktimës e cila ishte e parkuar pak metra larg nga vendi ku u vra. a.b

Peqin/Informacion paraprak:

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.