Gjendet i pajetë nga kalimtarët anës rrugë/ Policia jep detaje të ngjarjen

Shtetasi me iniciale M.F., është përplasur për vdekje në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.
Sipas njoftimit të policisë, 70-vjeçari banues në fshatin Dushk, është gjentur pa shenja jete nga kalimtarët e rastit.
Pas hetimeve paraprake rezultoi që viktima dyshohet se është përplasur për vdekje nga një makinë.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, dyshohet se një automjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin M. F., rreth 70 vjeç, banues në Dushk.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.