Lëkundje tërmeti në Shqipërinë e Mesme

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në disa zona të Shqipërisë së Mesme. Sipas të dhënave të raportuara, lëkundja ka qenë me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Epiqendra është lokalizuar rreth 10 kilometra nga Lushnja dhe rreth 39 kilometra nga Durrësi.

Lëkundjet janë ndjerë nga banorët në zonat përreth, duke shkaktuar shqetësim, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.