Zjarr në një banesë në Elbasan, rrezikohen banesat përreth, ndërhyrja në kohë neutralizon flakët

Një zjarr ka rënë sot në një banesë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar edhe banesat përreth.

Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës, të cilët ndërhynë në kohë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet pranë.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Shërbimi zjarrfikës apelon qytetarët për kujdes të shtuar, veçanërisht në këto ditë me temperatura të larta, duke i bërë thirrje të telefonojnë menjëherë në 128 në rast konstatimi të një situate të rrezikshme.