Sulmet te selia e PD-së, reagon Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

0
4

TIRANA- Policia e Shtetit ka reaguar pas tensioneve të regjistruara pranë selisë së Partisë Demokratike. Përmes një deklarate zyrtare ajo është shprehur se efektivët janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të maskuar. Policia sqaron se ngjarja është zhvilluar gjatë patrullimeve në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas policisë, një grup personash të cilësuar si të dhunshëm dhe të maskuar kanë sulmuar me molotovë punonjësit e policisë. Për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga efektivët, ata janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike.

Njoftimi:

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Nga patrullimet në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e Policisë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së subjektit politik Partia Demokratike dhe vijuan sulmin ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës.

Të gjitha pretendimet e tjera janë të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe, me qëllim fshehjen e së vërtetës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu