Erling Haaland bëri një nga ato ndryshimet që bëhen menjëherë virale: preu flokët e gjatë dhe u shfaq me një pamje tërësisht ndryshe.
Por pjesa më interesante për ne?
Pas prerjes që bëri bujë qëndron një parukiere shqiptare.
Bëhet fjalë për Juna Ademin, një parukiere shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në Monako, e cila ka publikuar edhe vetë pamje nga momenti kur po i priste flokët yllit të Manchester City-t.
“Një nga eksperiencat më të bukura. Faleminderit”, shkroi ajo në postimin e saj, krahas videos dhe një fotografie me futbollistin norvegjez.
Flokët e gjatë dhe të lidhur pas ishin bërë prej kohësh pjesë e “Haaland aesthetic”, ndaj një prerje kaq e shkurtër s’kishte si të kalonte pa u komentuar.
Surpriza pas look-ut të ri të Haaland, flokët e yllit të
Për Juna Ademin, ndërkohë, ky ishte padyshim një nga ato takime në sallon që nuk futen te kategoria “ditë e zakonshme në punë”.




