Përmbyset autobusi, humbin jetën dy persona në aksin Tiranë-Durrës (PAMJET)

Si pasojë e përmbysjes së autobusit në autostradën Tiranë-Durrës kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës tregtare QTU, ku pas përmbysjes pasagjerët mbetën të bllokuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda autobusit.