Aksidentohet furgoni me pasagjerë në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohen brenda disa prej tyre

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Raportohet se disa prej pasagjerëve kanë mbetur të bllokuar.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera, ndërsa në vengjarje kanë shkuar autoambulanca dhe zjarrëfikësja.