Një aksident tragjik u regjistrua ditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës me një të vdekur dhe 12 të plagosur. Një autobus me pasagjerë ishte nisur nga Berati për në kryeqytet, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur në mes të rrugës.
Nga të dhënat e grupit hetimor, pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit, mjeti është përplasur me bordurën, kur një prej bordurave metalike ka kaluar mes përmes autobusit.
Një nga arsyet e aksidentit është humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit dhe dyshohet se mund të ketë pësuar atak kardiak gjatë drejtimit të automjetit.
Megjithatë nga ana e policisë nuk përjashtohet mundësia që autobusi të ketë pasur probleme teknike.
Nga informacionet paraprake u raportua për dy viktima, por viktimë e aksidentit ka mbetur vetëm shoferi. Ndërkohë, 12 të lënduarit ndodhen për mjekim te Spitali i Traumës. 7 prej pasagjerëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, përfshirë edhe një fëmijë i intubuar.




