VLORË – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:45 në rrugën “Sazani” (Plazhi i Vjetër), në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Opel” me targa AB 187 LH, i drejtuar nga shtetasi K. D., 45 vjeç, ka përplasur një biçikletë me drejtuese shtetasen M. C., 21 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e reja ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.













