KUÇOVË – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme gjatë shoqërimit të një shtetasi nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po transportonin nga Fier drejt Kuçovës shtetasin Zamir Skënderi, 45 vjeç, banues në Kuçovë, i dyshuar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjatë shoqërimit, ai është konfliktuar me punonjësin e policisë A. T., 20 vjeç, dhe në rrethana ende nën hetim i ka marrë armën e shërbimit, duke e plagosur efektivin.
Më pas, patrulla e policisë ka ndërhyrë duke neutralizuar shtetasin dhe duke i sekuestruar armën e marrë. Punonjësi i plagosur është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur të fshehur në trup një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Grupi hetimor, së bashku me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e procedurave të ndjekura gjatë shoqërimit të personit.
Kuçovë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po kryenin shoqërimin e shtetasit Z. S., 45 vjeç, banues në Kuçovë, nga Komisariati i Policisë Fier drejt ambienteve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, i dyshuar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjatë shoqërimit, shtetasi Z. S, është konfliktuar me punonjësin e Policisë shtetasin A.T., 20 vjeç, dhe gjatë konfliktit i ka marrë armën e shërbimit punonjësit të Policisë dhe e ka plagosur.
Patrulla e Policisë e ka neutralizuar dhe i ka marrë armën shtetasit Z. S., ndërsa punonjësi i Policisë është transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën të fshehur në trup një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar zbatimin e procedurave standarde të shoqërimit të personave nga ana e Patrullës së Policisë.













