13 humbje jete në vend/ Ja rastet pozitive në Elbasan

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria, 13 qytetarë kanë humbur jetën ditën e sotme pas infektimit me Covid.
Gjithashtu, nga 4,835 testimet e kryera, kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit 669 qytetarë, nga të 17 janë nga Elbasani.
Rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 275 qytetarë në Tiranë, 57 qytetarë në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, 25 qytetarë në Shkodra, Lushnje, 20 në Sarandë, 17 në Elbasan, 13 në Lezhë, Krujë, 12 në Gjirokastër, Berat, 9 në Kukës, Mallakastër, Gramsh, 8 në Kamëz, 7 në Kurbin, Korçë, 6 në Malësi e Madhe, Kavajë, Dibër, Kuçovë, Peqin, Librazhd, 5 në Pogradec, 4 në Divjakë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Dimal, 2 në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Skrapar, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Klos, Selenicë, Konispol, Libohovë, Dropull, Poliçan, Belsh, Prrenjas.