Zjarri në zonën e ish-metalurgjikut, reagon policia:Zjarri ka ardhur  nga një shkëndijë

Një zjarr i fuqishëm përfshiu paraditen e së hënës pikën e skrapit pranë kombinatit metalurgjik në Bradashesh të Elbasanit. Sipas policisë dyshohet se zjarri ka ardhur  nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike. Fatmirësisht nuk ka shtetas të dëmtuar nga flakët.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, dyshohet se nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike, ka rënë zjarr në një pikë për grumbullimin e skrapit, në zonën e ish-kombinatit metalurgjik, në Bradashesh. Nuk ka shtetas të dëmtuar nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe me punonjësit e kompanisë që ka në pronësi pikën për grumbullimin e skrapit, kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit.