Zjarri në Lushnje/Dy 18 vjeçare mbeten të bllokuar në katin e shtatë, nis operacioni për shpëtimin e tyre

Vijon të jetë e rënduar situata në Lushnje ku një qendër tregtare u përfshi nga flakët këtë të hënë. Në katet e sipërme të saj ndodhen edhe apartamente banimi, çka ka bërë që disa banorë të mbeten të bllokuar.

Nuk dihet ende numri i saktë i atyre që kanë mbetur brenda. Një pjesë e tyre kanë dalë, por shqetësuese mbetet situata me dy djem 18-vjeçarë që kanë mbetur të bllokuar në katin e shtatë. Për ta është nisur një operacion për t’i shpëtuar.