Zbulohet lloj peshku me kokë të tejdukshme në Kaliforni (VIDEO)

Një peshk i rrallë është zbuluar nga studiuesit tek Instituti i Kërkimeve të Akuariumit të Monterey Bay (MBARI) .

Mediat e huaja bëjnë me dije se  pamja e pazakontë e peshkut me kokë transparente, është bërë nga akuaristi Tommy Knowles dhe ekipi i tij ndërsa ishin në bordin e anijes kërkimore Rachel Carlson, ku ata kishin dalë për ekspozitën e ardhshme “Into the Deep” të akuariumit në Kaliforni.

Thuhet se ekipi është ndalur për t’u ‘mrekulluar’ me pamjen e peshkut, me institutin kërkimor që vë në dukje se pavarësisht se ka regjistruar më shumë se 5600 zhytje me automjetet e tij të operuara nga distanca, ai e ka takuar këtë peshk të veçantë vetëm nëntë herë.