Zbulohet identiteti i dy personave që u konfliktuan në Peqin, policia vijon kërkimin e tyre

 

Nga Entela Duka

Zbulohet identiteti  i dy personave që u konfliktuan mes tyre në Peqin e ku debati agravoi në përdorimin e armës së zjarrit. Elbasanion mëson se bëhet fjalë për shtetasit Leonard Elezi, 50-të vjeç dhe Adriatik Ceka , 40-të vjeç . Në ajër me armë zjarri ka qëlluar 40-të vjeçari  cili rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Burimet thonë se në momenin e konfliktit ka qënë dhe kryebashkiaku i Peqinit.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.