Zbulohet se çfarë i shkaktoi vdekjen 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën private. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar ekspertizën që i solli vdekjen të miturit.
Shkaku i vdekjes së shtetasit B.S., ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme.
Ndërkohë, mjeku Xhaxho ka mohuar faktin se shkak i kësaj gjendje ka qenë mbidoza nga narkoza. Ai tha se djali doli zgjuar nga klinika, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve të viktimës. Sipas familjarëve, i mituri është ndjerë keq pasi ka dalë nga klinika dhe ka ndërruar jetë i shtuar në spital.
Ekspertiza mjeko-ligjore:
Në trupin e kufomës së shtetasit Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua një mbetje plage kirurgjikale në lëkurën e gjoksit, si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lëkurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyrëve me karakteristikat e pershkuara në akt. Nga kqyrja e brendeshme dhe ekzaminimi histopatologjik u konstatua edeme e shprehur e trurit, stazë dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard. Atelektaz e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemente mononukleare, me zona pneumoragjie intersticiale, edeme e mushkërive. Nekrozë centrolobulare hepatike. Me ekstravazatë eritrocitare, elementë dhe infiltrate mononukleare të shprehur në hapësirën porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut të lëngshëm dhe koagulave në zgavrën e barkut.
2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza përreth tyre, të vërejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu janë pasojë e manipulimeve mjekësore. Mbetja e vjetër e plagës e vërejtur në lëkuren e gjoksit është pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale.
3-Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahiu ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thelle me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme.
