Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të së martës, ku një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tiij për shkak se i kishte përdhunuar vajzën. 18-vjeçarja ka rrëfyer se kërcënohej nga Erjon Pelivani me publikimin e videove dhe fotove intime, në këmbim të parave.
Media greke “Prototothema” e cila citon një mikeshë të 18-vjeçares shkruan se 33-vjeçari e vizitonte shpesh në shkollë dhe e priste jashtë. Sipas saj, në dijeni ka qenë dhe mësuesja.
“Ai vinte dhe priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Ai ngacmonte vajza të tjera madje ajo kishte ndërhyrë duke i thënë të ndalonte. Në përgjithësi ngacmonte vajza nën 18 vjeç”– shprehet mikesha e së resë.
Vajza aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog ndërsa motra e Erjon Pelivanit e cila është edhe gruaja e dytë e Fatmir Talellarit ka pohuar para mediave greke se nuk e beson akuzave.
E pyetur nëse do ta shohë bashkëshortin në paraburgim përgjigja e saj ka qënë negative ndërsa e ka cilësuar autorin një baba të keq.
