Vrasja në burgun e Peqinit, nesër seanca për masën e sigurisë

Gjykata e Elbasanit pritet të mbajë nesër në mesditë seancë për masën e sigurisë, për personat nën akuzë lidhur vrasjen e ndodhur pasditen e së premtes në burgun e Peqinit.

Në akuzë janë zyrtarë të burgut dhe Sokol Mjacajn. Ky i fundit ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin në qeli dhe plagosi Indrit Shaqjan. Një ngjarje që faktoi dështimin e sigurisë në burgun e sigurisë së lartë.

Prokuroria Elbasan ka dërguar në gjykatë kërkesat për caktimin e masave të “arrestit me burg” për Mjacajn dhe 12 zyrtarët e akuzuar.