Vrasja e kryekamarierit/Policia u mjaftua me dy rrjeshta njoftim paraprak, Erjon Llapushi mbetet në arrati

Drejtoria e Policisë në Elbasan u mjaftua me një njoftim paraprak me dy rrjeshta kur Gazmend Kurmaku u godit nga një klient dhe ra përtokë duke dëmtuar pjesën e pasme të kokës. Autori I akuzuar se e goditi pasi tavolina ku ishte ulur, ishte e rezervuar, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende është person në kërkim për policinë e këtij qarku.

Erjon Llapushi, i shpallur ne kerkim

Një ditë më parë Gazmend Kurmaku u përcoll për në banesën e fundit. Të afërm të tij kërkojnë drejtësi. “Ishte djalë shumë I urtë, I përsosur. Jemi prekur shumë nga ajo që ndodhi. Sa i përket policisë, ajo duhet të vepronte më shpejt. Këtu ndodhën vrasje më vonë dhe u harrua kjo ngjarje”.

Një tjetër I afërm thotë se kjo ngjarje nuk duhet të kalojë si një gjë e zakonshme. “Fatkeqësi më të madhe se kjo. Shkon tjetri që të punojë e të ushqehet e të shkojë tjetri ta vrasë.

Është tepër tepër e rëndë. Gjithë jetën ka shërbyer. Ka qenë njeri i mirë, punëtor, I rregullt në punë. Nuk e kuptojmë pse ka arritur këtu situata. Autori duhet të kapet dhe të vihet para përgjegjësisë”.

Gazmend Kurmaku, I njohur nga të gjithë për korrektësi, dashamirësi një profesionalizëm humbi jetën pasi qëndroi për disa ditë në koma në spitalin Nënë Tereza. Goditja nga një klient me precedentë në restorantin e kompleksit Rozafa fish city  rezultoi fatale për të duke lënë pas familjen dhe dy fëmijë.