Një ari është vënë re të qarkullojë në një nga rrugët automobilistike të Librazhdit buzë parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Nje OJF mjedisore ka publikuar fotografi dhe mesazhin:
“E pazakontë…!!
Ariu i murrëm (Ursus arctos) në parkut kombëtar “Shebenik” del në rrugë dhe kërkon ushqim kalimtarëve.
Mungesa e ushqimit e ka detyruar atë që të “zbutet” dhe të “miqësohet” me njerëzit, nuk ka frikë as nga makinat, ju afrohet dhe kërkon ushqim” shkruan një prej punonjësve të parkut që e ka konstatuar në rrugë.
Shpesh është vënë re që arinjtë i afrohen arave të fshatarëve për të marrë ushqim. Deri tani nuk është referuar asnjë incident veç dëmit material që mund t’ju jetë bërë fshatarëve nga një ari i uritur.