Trupa policore shqiptaro-amerikane i ka dhuruar familjes së nënkomisarit që ra në krye të detyrës Saimir Hoxhës një shumë prej 15 mijë dollarësh.
Çeku është tërhequr nga bashkëshortja e tij. Kujtojmë që efektivi la pas dy fëmijë të mitur.
Më herët ishte qeveria që akordoi një mbështetje prej 50 milionë lekësh të vjetra për familjen Hoxha, ndërsa fëmijët e Saimir Hoxhës do të përfitojnë 170% të pagës së babait të tyre deri në përfundimin e studimeve të larta.
Kujtojmë që Hoxha u ekzekutua me dy plumba nga 21-vjeçari Aldi Rama gjatë një aksioni për zbulimin e parcelave me kanabis në Ishull Lezhë.