Të dy kanë pranuar para autoriteteve belge se janë marrë me trafik të lëndëve narkotike, por nuk pranojnë të kenë qëlluar për vdekje Kalajn. Ata shprehen se Kalaj ishte elektricisti i plantacionit të kanabisit, në të cilin ishinaktivizuar së bashku.
“Ai e qëlloi. Ai dyshoi se Festimi qëndronte pas një grabitjeje në plantacionin e kanabisit, ku dy persona të armatosur vodhën një pjesë të të korrave. Ai më detyroi të ndihmoja në hedhjen e trupit. Unë e kam frikë,”- tha Hotaj referuar Muratit.
Të njëjtën gjë ka rrëfyer dhe ky i fundit.
Trupi i Kalajt u gjet në Lievegem dhjetë ditë më vonë, nga një çiklist që po bënte shëtitje me biçikletë.
Ai u identifikua përmes gjurmëve të gishtave, pasi ishte i njohur për policinë sepse ishte shoqëruar më herët nga autoritetet për qëndrim të paligjshëm në shtetin belg.
Erjon Hotaj u arrestua i pasi pasi ishte parë për herë të fundit me viktimën teksakonsumonte një kafe në Bruksel. Hotaj përmendi dhe emrin e Armando Muratit gjatë marrjes në pyetje, të cilit ju vunë prangat më vonë.
