Vodhi një shumë parash në një lokal,vihet në pranga autori në Elbasan.I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale

Policia e Elbasanit arrestoi një 66 vjecar pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një lokal në lagjjen  “Luigj Gurakuqi”. Sipas policisë i moshuari e kishte bërë edhe më parë një veprim të tillë.

 Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një lokal, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi K. B., 66 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.     

Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në arkën e një lokali, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, një shumë parash, e cila u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.