LEZHË- Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Laçit pasi tentoi të vidhte një automjet tip “Lancia” që ishte parkuar poshtë një pallati.
Në pranga ka rënë G.N, banues në Laç. Siç shihet nga pamjet e sigurisë 40 vjeçari ka vjedhur pasi është siguruar se nuk kishte persona përreth, ka vjedhur automjetin dhe është larguar në drejtim të një tjetër qyteti me qëllim që ta shiste.
Por në momentin që pa se po ndiqej nga policia, braktisi automjetin dhe u largua me vrap duke përfituar nga errësira.
