Peshorja
Horoskopi i muajit shkurt 2024 nga Christine Haas
E shkuara do rikthehet sërish këtë muaj dhe kjo gjë mund të shkaktojë mërzitje dhe probleme. Mos ripërsëritni gabimet sepse më pas nuk do e ngrini dot më kokën. Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e paqëndrueshme. Herë do dashuroheni si e ndjeni dhe do keni dëshirë të qëndroni pranë njeri-tjetrit e herë do debatoni ashpër për gjëra elementare. Nëse jeni beqarë do e gjeni personin e duhur, por në ditët e fundit të muajit. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Mund të keni goxha shqetësime sidomos nga dhëmbët dhe goja. Financat fatmirësisht do përmirësohen dhe kjo do jetë ajo çka do ju qetësojë. Në punë do ju dalin vështirësi të njëpasnjëshme në çdo moment. Nuk do ndiheni të qetë gjatë zhvillimit të projekteve që keni nisur prandaj kërkoni ndihmë pa qenë vonë.
Akrepi
Horoskopi i muajit shkurt 2024 nga Christine Haas
Gjatë këtij muaji do i jepni prioritet absolut punës. Jupiteri, Marsi dhe Dielli do ju mbështesin me çdo veprim dhe do iu japin energjinë e forcën e nevojshme. Nëse keni një lidhje mund të keni kundërshtime me partnerin për disa çështje, por nuk duhet të lejoni që kjo t’iu përçajë. Mos iu lini shteg të lirë ziliqarëve dhe ata që kanë kohë që duan t’iu prishin harmoninë. Nëse jeni ende beqarë mundet edhe të filloni një lidhje, por nuk duhet të ecni me hapa të nxitura. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Pas datës 14 do ndiheni edhe më të relaksuar dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapat që aq shumë i keni menduar. Do keni aftësitë ë duhura për te realizuar çdo objektiv. Në planin financiar, pavarësisht ndikimit negativ të planetëve ju do arrini të ruani ekuilibrin. Rezultatet e mira në punë do ju ndihmojnë goxha.
Shigjetari
Horoskopi i muajit shkurt 2024 nga Christine Haas
Gjatë këtij muaji Mërkuri dhe Jupiteri do ju mbajnë larg problemeve serioze. Qielli juaj do jetë më i hapur sidomos pas javës së dytë. Nëse jeni në një lidhje ditët e para mund të ndodhin disa kontradikta për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer. Thirrini mendjes dhe bëni kujdes edhe me fjalët që do i thoni partnerit. Pas mesit te muajit situata do fillojë të ngrohet goxha. Nëse jeni beqarë joshni pa dorashka sepse vetëm përfitime keni për të pasur. Shqetësime të mëdha fizike nuk keni për të pasur, megjithatë po treguat kujdes për shëndetin do jetë akoma më mirë. Në punë mund t’iu anulohet një projekt ose mund të mos mbahet fjala që iu është dhënë. Sido që të jetë mos u dorëzoni sepse pas datës 12 planetët do nxitin kontaktet e reja. Në planin financiar për fat të mirë situata do fillojë të përmirësohet pas javës së parë. Do ndiheni më të qetë për këtë gjë.
Bricjapi
Horoskopi i muajit shkurt 2024 nga Christine Haas
Deri në datën 8 duhet të përgatiteni për probleme këtë muaj dhe do ju nevojitet mbështetja e një të afërmi që kohët e fundit e keni lënë pas dore. Për ju të dashuruarit do jetë muaj i vështirë dhe i mbushur me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Në pjesën më të madhe të kohë do jeni me nerva dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë të ndalur. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni nga të gjitha ftesat, por nga ana tjetër duhet të kërkoni mendimin e miqve para se të vendosni. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Mund të ndieni dhimbje koke, djegie sysh dhe dhimbje shpine. Në planin financiar herë pas herë do gjendeni përballë vështirësive dhe do ju duhet të kërkoni ndihmë sa më pare. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme që javën e parë. Do ndiheni krenarë për veten.
Ujori
Horoskopi i muajit shkurt 2024 nga Christine Haas
Këtë muaj duhet të bëni kujdes me vendimet që do merrni dhe me ndjenjat e fshehura që mund të shkaktojnë konflikte të mëdha sidomos pas datës 8. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk mundoheni t’i zgjidhni sa më pare problemet që keni pasur me partnerin tuaj gjithë këto kohë, gjërat do ndërlikohen më tepër. Ju beqarët do jeni të pafat në dashuri dhe sado që të mundoheni nuk do arrini të krijoni një lidhje. Shëndeti mund të ketë shqetësime të cilat do lidhen me gjumin dhe mungesën e vitaminave. Në planin financiar mund të mbeteni edhe pa para fare nëse shpenzoni pa kursim dhe nuk mendoni për të nesërmen që do vijë. Në punë do ju duhet të luftoni fort e madje të qëndroni edhe me orare të zgjatura në mënyrë që të arrini objektivat. Nuk do jetë e lehtë, por në fund do ja dilni.
Peshqit
Horoskopi i muajit shkurt 2024 nga Christine Haas
Gjatë këtij muaji gjërat do vazhdojnë t’iu ecin si më parë dhe do keni ende shumë për të bërë për të fituar besimin e të tjerëve dhe për ta normalizuar jetën. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk e ruani dot vetëkontrollin do keni probleme e mosmarrëveshje të mëdha me partnerin. Po u treguat të logjikshëm dhe bashkëpunues gjithçka do ecë më së miri. Nëse jeni beqarë do keni plot mundësi për takime e lidhje, por po u nxituat të bëni zgjedhje do gaboni. Shëndeti do jetë shumë i mirë, megjithatë mirë do jetë të limitoni sa të mundni duhanin dhe ushqimin e yndyrshëm. Me financat mund të keni tronditje deri në momentin që të vendosni disa kufizime e të mos bëni investime të pamenduara. Në punë do jeni kërkues ndaj vetes dhe keni për të arritur majat e suksesit. /dritare.net
