Vetëvrasja e Sibelës, trondit babai: Nëna e saj ka pasur lidhje me Altin Çokun. Ajo e çoi në këtë rrugë! Nëse nuk dënohet, do i shuaj si familje

TIRANË- Babai i 27-vjeçares që vrau veten pak javë më parë në Kamëz, Artani, ka folur për ngjarjen e rëndë, pas shantazhit me foto intime të bërë nga Altin Çoku.

Babai i Sibelës tha në emisionin “Me Zemër të Hapurt” se bashkëshortja e tij e ka çuar vajzën në këtë situatë. Sipas tij, ka qenë e ëma e vajzës, që ka pasur komunikim me Altin Çokun. Ai tha se gruaja e tij duhet të merret në pyetje sesi Altin Çoku u njoh me vajzën e tij.

“Sibela nuk kishte shqetësim, me mua ka folur në mënyrë normale. I kam thënë që për një javë do të marr në Itali. Vajza ka qenë tek bashkëshorti në Kosovë. E ëma është imorale. Ta them me pastërti. Unë mendoj që nëna e Sibelës ka pasur lidhje me Çokun. Ai person ka përfituar nga kjo gjë dhe i ka bërë shantazhe vajzës. Kam dyshime tek gruaja ime, ajo të merret në pyetje, sesi Altin Çoku hyri në familjen time. Kam bërë 3 herë kërkesë për divorc dhe asnjëherë nuk jam thirrur për të bërë divorcin. Në Itali ka 5 vite që jam këtu. Sibela më ka thënë se ka shkuar në Kamëz, pasi burri i saj në Kosovë, kishte gjetur tjetër bashkëshorte. Mua bashkëshortja më ka futur 7 vite në burg, sepse zonja më ka akuzuar për shfrytëzim”, tha babai i Sibela Abedinit, vajzës së vetëvrarë, pas shantazhit me video intime, të bërë nga Altin Çoku.

“Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Ai që ka shtyr drejt vetëvrasjes vajzën time… Të vrasësh një femër duhet të japësh 7 krerë meshkujsh. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni. Nëse ligji nuk merr masa të rrepta…

Do ta paguajë shtrenjt ai dhe familja e tij. Djali më ka thënë që dikush e ka shtyrë Sibelën, dikush e ka telefonuar dhe e ka detyruar të dalë në tarracë që të pijë duhan.

Nëse shteti nuk çon drejtësinë n vend unë do të marr hakun 7-fish. Kërkoj burgim të përjetshëm për Altin Çokun. Nëse lirohet do ta vras atë dhe familjen e tij, nuk e fal”, tha ai.