E rëndë në Korçë/ Kreu marrëdhënie s*ksuale me 13-vjeçaren, arrestohet 15-vjeçari

Ditën e sotme, një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Korçë, ku një 15-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një të mitur 13-vjeçare.

I riu është shpallur në kërkim, pasi është konstatuar se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, të vendosur nga gjykata, pasi dyshohet se më parë ishte përfshirë në vjedhje.

Pas hetimeve policore, është zbuluar se 15-vjeçari ishte larguar me një 13-vjeçare, për të cilën kishin bërë denoncim familjarët se ishte zhdukur.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për shpalljen në kërkim të një 15-vjeçari, banues në Korçë, që kishte dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe ishte larguar me një 13-vjeçare, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë e kanë kapur dhe e kanë arrestuar 15-vjeçarin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie s*ksuale me 13-vjeçaren me të cilën ishte larguar, e cila u gjet dhe u dorëzua tek familjarët e saj”, njofton policia.