Universiteti publikon lajmin e shumëpritur/ Ja godinat e fakulteteve ku do të vaksinohen studentët

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” ka ndarë në faqen zyrtare në Facebook njoftimin për vaksinimin e studentëve dhe të personelit.

Sipas këtij njoftimi, holli i katit të dytë në korkusin kryesor, do të jetë i hapur nga ora 09:00-13:00 për studentët e Fakultetit të Shkencave Humane, të Natyrës , gjithashtu edhe për studentët e Fakultetit Ekonomik dhe të Shkencave të Edukimit.

Kurse për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, vaksinimi do të bëhet në sallën 207 po të kësaj godine në katin e dytë.