ROSKOVEC- Fotot e dy vëllezërve të vrarë në fshatin Kurjan të Roskovecit kanë dalë. Mësohet se me breshëri automatiku kanë mbetur të vrarë vëllezërit Gramoz Kurtaj dhe nipi Lavdimir Kurtaj.
Ndërkohë që autori i vrasjes është 49-vjeçari Altin Kuka. Bëhet me dije se shkak për vrasjen është bërë një sherr mes fëmijëve të tyre.
Roskovec/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.













