Policia ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali në zonën e parkut të Korçës, ku mbrëmjen e 31 gushtit ndodhi një sherr masiv mes 2 grupeve që përfundoi në plagosjen me thikë të 3 personave.
Sherri masiv, mes 2 grupeve shoqërore në lokal, nisi fillimisht në përplasje verbale dhe më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.
Pas kësaj, Ilir Shuku, Dritan Pine, dhe Gersi Dervishi, dyshohet se kanë përdorur thika gjatë përplasjes duke plagosur 3 persona.
Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv.
Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja ka ardhur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.
