U kapën në ‘shtëpi bari’ me vlerë 9.5 mln £, lirohen dy shqiptarët në Angli.

Dy shqiptarë të kapur në një ‘shtëpi bari’ në Glasgoë para di vitesh janë liruar nga burgu, edhe pse policia i arrestoi në flagrancënë shtëpinë me bimët e barit të cilat në treg kapnin vlerën 9.5 milion £.

Sipas BBC, dy shqiptarët ishin viktima të qenieve njerëzore të cilët ishin trafikuar në Skoci, për të punuar në shtëpinë ku ishin mbjellur bimët e kanabisit.

Shqiptarët e identifikuar si   Orges Rizaj dhe Agustin Grembi u arrestuan në një ndërtesë industriale të konvertuar në Possilpark në nëntor 2020, ndërsa bimët e kanabisit u sekuestruan.

Gjykata e Lartë në Glasgoë dëgjoi se si Rizaj dhe Grembi kishin qenë shumë të frikësuar për të shpjeguar se çfarë kishte ndodhur për shkak të pasojave të mundshme për ata dhe familjet e tyre.

Deklaratat e tyre të fajësisë u tërhoqën dhe deklaratat e reja të pafajësisë u pranuan nga Gjykata.