Trajleri, audi dhe fuoristrada përplasen në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Elbasan Peqin.
Tre automjete janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur tre drejtuesit e automjeteve jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident janë përfshirë një trajler, një automjet tip “Audi” dhe një automjet tip fuoristradë.
Përplasja mes tre mjeteve ka qenë tepër e fortë. Trajleri ka dalë dhe është përmbysur në anë të rrugës. Fuoristrada është shkatërruar krejtësisht ndërsa dëmtime ka edhe mjeti tip audi.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, janë përplasur automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin L. H., kamioni me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. P..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.