Tragjedi/Autobusi bie në humnerë, të paktën 20 viktima (VIDEO)

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën kur autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një greminë  me lartësi prej 100 metrash në provincën Pataz në Perunë.

Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 14:40 (me orën lokale) të mërkurën e 9 shkurtit.

Mediet vendase shkruajnë se autobusi doli nga rruga për shkak se gjendja e rrugës në zonë është e mjerueshme, kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore pse mjeti humb kontrollin.

Prokuroria ka urdhëruar një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.