Tmerr në Turqi/ 17-vjeçari hap zjarr në një restorant, katër persona të vdekur dhe tetë të plagosur (VIDEO)

TURQI- Katër persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri pranë qytetit turk Mersin. Personi i cili dyshohet se ishte i armatosur ndodhet ende në arrati. Autori fillimisht hapi zjarr në një restorant, duke lënë të vrarë pronarin së bashku me një punonjës dhe duke plagosur klientët, përpara se të qëllonte dhe të vriste dy burra të tjerë ndëkohë që largohej nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave turke, autori mendohet të jetë një 17-vjeçar. Sulmi konkretisht ndodhi në mesditë në zonën Tarsus të Mersinit, dhe shkaktoj panik tek klientët dhe kalimtarët. I riu dyshohet, se kishte mosmarrëveshje personale me pronarët e restorantit dhe hapi zjarr me një pushkë gjahu drejt restorantit në pronësi të vëllezërve Sabri dhe Samet Pan.

Autoritetet gjithashtu vlerësojnë se numri i të plagosurve mund të rritet, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të arrestuar sulmuesin dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.