Tjetër aksident në punë në Elbasan/Punëtori i rafinerisë së naftës rrëzohet nga struktura metalike dhe përfundon në spital

Tjetër aksident në punë në Elbasan.Një 45-vjeçar nga fshati Peshtresh është aksidentuar teksa ka qënë duke punuar në rafinerinë e naftës.

Policia thotë se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar.

Njoftimi i Policisë

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.