Thellohet tragjedia/ Nuk ia del dot, ndërron jetë 33-vjeçari shqiptar pas 10 ditësh në spital

Ka ndërruar jetë edhe 33-vjeçari Alfred Visha, shqiptari i cili mbeti i plagosur pas rrëzimit të skelës në Gjermani, ku ishte duke punuar. Lajmi konfirmohet nga xhaxhai i 33-vjeçarit.

Visha ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra. Familja e babait të tre fëmijëve, ka bërë apel për ndihmë financiare, në mënyrë që të sillet trupi i tij në Shqipëri.

Ndërkohë kujtojmë se si pasojë e shembjes së skelës, humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë.