Detaje të reja janë mësuar në lidhje me të shtënat me armë të regjistruara në qytetin e Peqinit. Sipas burimeve i pranishëm kur ka ndodhur konflikti mes dy personave ka qenë edhe kryetari i bashkisë Bukurosh Maçi.
Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
